Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dobësohet “Ciara”, por shkakton disa viktima në Europë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 12:09 | Bota

Rrugë të përmbytura, fluturime të shumta të anuluara, radhë të gjata trafiku, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pemë të rrëzuara në rrugë dhe linja treni. Kjo është situata e krijuar nga moti i ashpër dimëror që po prek Europën Veriore dhe atë Perëndimore.

Sthuia “Ciara”, apo “Sabine”, siç është emërtuar nga shtetet që flasin gjermanisht, u dobësua pak ndërsa u shpërnda në vende si Belgjika, Britania, Franca, Gjermania dhe Polonia duke shkaktuar kaos dhe 5 viktima, sipas raportimeve të agjencive ndërkombëtare të lajmeve.

Meteorologët europiane theksojnë se stuhitë janë të zakonshme në dimër, por kjo e fundit është pak më e ashpër për shkak të erës së fortë që shkon deri në 130 kilometra në orë.

“Ciara” preku fillimisht Irlandën duke u zhvendosur më pas në Britani dhe më pas në pjesën tjetër të Europës. Qeveria e Londrës mbajti në fuqi paralajmërimin për motin e ashpër, ndërsa një 58-vjeçar humbi jetën në Uinçester, pasi një degë peme goditi makinën e tij. Edhe një person tjetër humbi jetën në të njëjtën mënyrë në Slloveni. Ndërsa viktimat e tjera janë regjistruar në Poloni dhe Suedi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani