Dortmund në garë për mbrojtësin shqiptar – A2

Dortmund në garë për mbrojtësin shqiptar

KR DORTMUND KUMBULLA frame 1615 1100x620

Gjermanët e Dortmund janë një nga skuadrat e tjera gjigante të Europës që e shohin të ardhmen e mbrojtjes në këmbët e Marash Kumbullës. Verdhezinjtë e Bundesligës, janë vënë në ndjekje  të futbollistit shqiptar për të cilin kanë shfaqur interesim konkret.

Agjentë të Dortmund ishin prezentë në stadium për të ndjekur nga afër 20-vjeçarin në fitoren 2-1 të Veronas përballë kampionëve të Juventus dhe vlerësimi ishte maksimal për performacën e mbrojtësit kuqezi.

Ekipi gjerman është një nga skuadrat që po pëson më shumë gola këtë sezon në Bundesligë dhe për të riparuar këtë problem, Marash Kumbulla shihet si alternativë numër një në merkaton verore.

Dortmund duhet të mundë konkurrencën e Manchester United, City apo Chelsea në Premier League, krahas interesimit të hershëm të një sërë skuadrave në kampionatin italian.

Verona që mban vendin e gjashtë në Serinë A, veçse surprizë e sezonit, është mbrojtja e katërt më e mirë e kampionatit me 24 gola të pësuar në 23 ndeshje.

Verona ka refuzuar deri më tani ofertën 20 milionë euro plus bonuset nga Napoli apo edhe nga Inter çka do të thotë se gara për Kumbullën nuk do të jetë aspak e lehtë për gjermanët e Dortmund.