Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ekspozohet Statuti Themeltar i vitit 1925 ku shpallet Tirana zyrtarisht kryeqytet

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 16:19 | Aktualitet

Statuti themeltar i vitit 1925 ku Tirana shpallet zyrtarisht kryeqytet, si dhe dokumente origjinale mes tyre edhe aktet e para për shpalljen e kryeqytetit të përkohshëm shqiptar janë ekspozuar sot në ambientet e kalasë së Tiranës.

Në qendrën “Toptani” do të gjeni edhe 12 vula fizike të administratës së Tiranës ndër vite apo kartolina të vjetra të Tiranës që kanë bërë bashkë koleksionistë të ndryshëm. Ekspozita do të jetë e vizitueshme edhe gjatë së mërkurës me dokumentet nga arkivi i shtetit dhe imazhet e ruajtura me fanatizëm nga familjet tiranase.

Për këtë ditë të shënuar, në qendër të kryeqytetit, pranë godinës së Bashkisë, ishin vendosur posterat e të gjithë kryetarëve ndër vite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë