Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Emiliano Shullazi dhe Gjergj Cukali në “rrjetën” e OFL

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 12:30 | Kronikë
Emiliano Shullazi dhe Gjergj Cukali në “rrjetën” e OFL

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar të martën formularin për deklarimin e pasurisë dy subjekte të tjera që preken nga Ligji Special dhe kësaj radhe bëhet fjalë për Emiliano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, dy personazhe të njohur për publikun të botës së krimit.

Emiliano Shullazi aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa Gjergj Cukali u dënua me 10 vite burg në vitin 2006, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit" dhe aktualisht ndodhet në liri. Cukali u ndalua disa kohë më parë për vrasjen e ish policit Arben Bilali, por më pas në mungesë të provave u lirua.

Sipas ligjit, Shullazi dhe Cukali duhet t’i përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

OFL njofton që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë