FSHF mbledh gjyqtarët pas gabimeve, Jareci: Situatë jo normale – A2

FSHF mbledh gjyqtarët pas gabimeve, Jareci: Situatë jo normale

SINK SOKOL JARECI ARBITRAT SUPERIORE frame 686 1100x620

Gabime që kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve, polemika dhe tentativë për braktisje të fushës. Në javët e fundit të Kategorisë Superiore vëmendja është përqendruar te arbitrimi, pas vendimeve që kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve.

Në situatën e krijuar, Federata e Futbollit e shfrytëzoi mbledhjen e përmuajshme me “xhaketat e zeza” për të analizuar gjithçka që nuk ka shkuar mirë, si edhe për të gjetur mënyrat që gjyqtarët të mos jenë protagonistë. Kjo është sqaruar nga shefi i sektorit të arbitrave, Sokol Jareci.

“Mblidhemi çdo muaj, por ky seminar përkon me një situatë jo të zakonshme, sepse gjatë 4 javëve të para të sezonit të ri arbitrat kanë gabuar në disa ndeshje. Dhe një nga arsyet përse jemi mbledhur është për të dhënë argumentet e këtyre gabimeve, por edhe rrugët për të dalë nga kjo situatë jo normale”, tha ai.