Hidhet shorteu, “Toptani Shopping Center” dhuron 2 udhëtime – A2

Hidhet shorteu, “Toptani Shopping Center” dhuron 2 udhëtime

TOPTANI SHORTEU frame 0 1100x620
Video

Surprizat nuk kanë fund në “Toptani Shopping Center”. Përveç uljeve të çmendura deri në 70%, qendra tregtare ka dhuruar në shorteun e fundit 2 udhëtime fantastike për festën e Shën Valentinit për klientët që u bënë pjesë e lojës shpërblyese.

Parisi dhe Venecia janë dy destinacionet e përzgjedhura për udhëtimet çift në festën e të dashuruarve.

“Toptani Shopping Center” premton të tjera surpriza në vijim. Klientët që nuk arritën dot të shpallen fitues, por edhe ato të cilët do të bëjnë blerje në dyqanet e Toptanit do të kenë një tjetër mundësi të artë për të fituar 3 çmime të tjera në shortin e radhës që do të mbahet më 8 Mars.

“Brande” të njohura, cilësi maksimale dhe super oferta për të mos u humbur në çdo kohë të vitit. Të gjitha këto i gjeni vetëm në “Toptani Shopping Center”, destinacioni perfekt për blerje dhe argëtim në kryeqytet, ku surprizat nuk njohin limit.