Hyri për të vjedhur dhe plagosi të zotin e shtëpisë, identifikohet autori – A2

Hyri për të vjedhur dhe plagosi të zotin e shtëpisë, identifikohet autori

policia 3 1100x620

Policia e Shtetit ka zbardhur në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 42-vjeçari R.T.

Në ngjarjen e djeshme, një person i armatosur hyri për të vjedhur në një banesë në zonën e Plazhit dhe pasi hasi në rezistencën e të zotit të shtëpisë, e qëlloi atë me armë zjarri në këmbë dhe u largua me shpejtësi.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor, policia arriti të zbulonte se autori i kësaj ngjarje është shtetasi A. Th. 27 vjeç, me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Policia sekuestroi dhe automjetin e përdorur nga autori i dyshuar si dhe një palëve veshje që shërbejnë për dokumentimin e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e tij.