Incidenti në Gjykatën e Pogradecit, një në pranga dhe 3 në kërkim – A2

Incidenti në Gjykatën e Pogradecit, një në pranga dhe 3 në kërkim

gjykata pogradec 1100x620 1

Policia e Pogradecit bën me dije se ka arrestuar një person dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë për incidentin që u shënua një ditë më parë në ambientet përpara gjykatës së rrethit.

Në pranga ka rënë 40 vjeçari Xhuliano Topuzi, si dhe u shpallën në kërkim I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, të cilët dyshohen se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre Mariglen Topuzi.

Këta persona janë përpjekur të pengojnë prokurorin të futet në godinën e Gjykatës, madje burime bëjnë të ditur se njëri prej tyre ka goditur edhe policin roje në këtë institucion.

I gjithë incidenti ka të bëjë me dëshminë që M.J. mund të bëjë ndaj Mariglen Topuzit, i cili për arsye ende të paqarta, ka djegur mjetin në pronësi të biznesmenit Jetmir Muçllari. Topuzi u arrestua 2 ditë pasi kishte ndodhur ngjarja dhe është aktualisht në burg.