Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Internet me shpejtësi 100 Gbps, shkencëtarët britanikë zbulojnë sekretin

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 17:40 | Teknologji
Internet me shpejtësi 100 Gbps, shkencëtarët britanikë

Disa shkencëtarë britanikë kanë zhvilluar një sistem me lazera që mund të jenë në gjendje të transferojnë të dhëna me shpejtësi ultra të shpejtë, deri në 100 Gbps (Giga bit për sekondë).

Në një studim të publikuar në revistën “Nature Communications”, shkencëtarët thonë se kanë gjetur një mënyrë për të kontrolluar lazerat që përçojnë dritë në frekuencën terahertz. Këto rreze zënë një vend mes mikrovalëve dhe valëve me rreze infra të kuqe.

Shpejtësia e përcjelljes së informacionit në këtë hapësirë mund të arrijë deri në 100 Gbps, ose 1000 herë më shpejt se sa ajo e kabujve të eternitit, që lidhin rrjetet e brendshëm, të cilët përçojnë informacion me shpejtësi deri në 100 Mbps. Ose 50 herë më i shpejtë se sa rrjeti më i fundit 5G, i cili mund të përcjellë të dhëna me shpejtësi deri në 2 Gbps.

Kjo hapësirë e valëve ka vetëm një problem, lazerat duhet të pulsojnë deri në 100 miliardë herë në sekondë për të bërë të mundur përçimin e informacionit, diçka që inxhinierët në Universitetin e Lidsit dhe atë të Notingamit besojnë se mund ta bëjnë. Sipas tyre, kjo mund të arrihet duke kombinuar dritën me fuqinë e valëve zanore.

“Praktikisht kemi përdorur valët akustike për të shkundur lazerin që përçon dritë në frekuencën terahertz”, tha Tony Kent, profesor fizike në Universitetin e Notingamit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë