Juventus, “çmenduri” për Guardiola-n dhe Van Dijk, revolucioni në horizont – A2

Juventus, “çmenduri” për Guardiola-n dhe Van Dijk, revolucioni në horizont

Juventus van dijk guardiola 1100x620

Një skuadër që nuk bind në fushë, nuk dominon kundërshtarët, e që rrezikon të humbasë garën për titullin. Juventusi i Sarrit është larg ekipit të projektuar në fillim të sezonit dhe pozitat e trajnerit po lëkunden seriozisht.

Nëse tifozët kërkojnë rikthimin e Allegri-t, nga Anglia rishfaqet hipoteza Pep Guardiola. Sipas mediave më të mëdha britanike, bardhezinjtë kanë vendosur të bindin me çdo kusht trajnerin e Manchester City.

Puna e spanjollit admirohet nga presidenti Andrea Agnelli, i cili është gati të bëjë çmenduri për ta bindur që të pranojë.

Guardiola është një prej trajnerëve më të paguar në botë dhe aktualisht përfiton rreth 18 milionë euro. Për ta bindur të punojë në Torino, te Juventusi do t’i ofrojnë çek të bardhë për sa i takon rrogës, ndërsa përpos kërkesave ekonomike, janë të gatshëm t’i plotësojnë edhe kërkesat teknike.

Emri i parë i pëlqyer nga tekniku për merkaton e verës është ylli i Liverpool, Virgil van Dijk. Juventusi ka nisur të përgatisë terrenin për mbrojtësin holandez, duke i ofruar “Reds” Mathijs de Ligt dhe para.

Negociatat për të bindur Pep Guardiolën nuk janë të thjeshta, edhe pse shumë do të varet nga rezultatet. Manchester City praktikisht e ka dorëzuar titullin, ndërsa në Champions e pret supersfida me Realin e Madridit.