Mbrojtja e Juentusit ndeshjet e fundit po çalon, por me siguri jo për faj të portierit të saj, polakut Wojciech Szczesny. Drejtuesit e kampionëve të Italisë këtë e dinë mirë, dhe për këtë arsyeje kanë bërë publike sot marrëveshjen për rinovimin e kontratës me të, deri në vitin 2024.
Polaku erdhi nga Roma në rolin e rezervës të “mitit” Gianluigi Buffon, por performancat e tij e bënë të pashmangshme marrjen e gradës së titullarit.
Nga ardhja e tij në Juventus, Polaku ka realizuar numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol, në raport me ndeshjet e zhvilluara, 28 në 61 totale.