Keçisti “akrobat”, hidhet nga kati i dytë mbi kundërshtarët

Një ndeshje keçi, e organizuar në ambientet e një qendre tregtare në Kener të Luizianës, ka lënë pa frymë të pranishmit për shkak  të performancës së një prej sportistëve.

Keçisti PJ Hawx u ngjit në katin e dytë të qendrës tregtare dhe prej aty u hodh mbi kundërshtarët e tij në një lëvizjes që tronditi të pranishmit dhe që nuk ishte parë asnjëherë në këtë sport.

Lëvizja ishte aq e papritur sa të pranishmit e shoqëruan me pasthirrma aktin e tij të ngjitjes mbi ballkon dhe hedhjen prej aty. Në fund, PJ Hawx dhe babai i tij që ishte partneri në këtë ndeshje, u shpallën fitues të dyluftimit.