Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KPA rrëzon kërkesën e Besnik Canit për pezullim procesi

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 12:25 | Aktualitet
KPA rrëzon kërkesën e Besnik Canit për pezullim procesi

Anëtari i KLP-së, Besnik Cani, kërkoi pezullimin e procesit të nisur ndaj tij nga KPA, duke depozituar dhe një padi në Gjykatën Kushtetuese, por kjo kërkesë është rrezuar nga shkalla e dytë e Vettingut.

Përmes avokatit, Eduard Halimi, Cani bëri me dije trupën gjykuese se ka depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkon verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Sipas Halimit, Hajdari e Daci nuk duhet të ishin zgjedhur si pjese e KPA. Njëkohësisht, avokati vuri në dijeni gjykatën se SPAK ka regjistruar një hetim për anëtarin Daci për akuzën e "falsifikimit". Në këto kushte, tha Halimi, kërkojmë pezullimin e procesit, derisa të shprehet Kushtetuesja mbi kërkesat tona, si edhe derisa çështja e nisur ndaj Dacit në SPAK të përfundojë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë