“Mbasi ke qenë në Tiranë, s’ka kontinent që ta mbush syrin” – A2

“Mbasi ke qenë në Tiranë, s’ka kontinent që ta mbush syrin”

11 SHKURT 2020 100 VJETORI I TIRANËS frame 78478 1100x620
Video

“Nëse për postin e ambasadorit të BE në vende të ndryshme brenda unionit kishte 9-10 aplikime, për në Tiranë kishte 40”. Në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Kryeministri Rama përmendi  një bisedë me shefen e dikurshme të diplomacisë Europiane. Madje, tha ai, ishte një ambasador i cili punonte si sekretar i parë në një prej ambasadave më të mëdha në botë dhe që donte të rikthehej në Tiranë. “Mbasi ke qenë në Tiranë, s’ka kontinent që ta mbush syrin”, kujtoi Rama, pa e përmendur emrin e diplomatit europian.

Ky është një qytet që në sytë e atyre që vijnë është një vend ku gjithmonë duan të kthehen, tha Kryeministri. “Mbase këta që vijnë nga BE janë të lodhur me shumë rregull dhe shumë disiplinë, standarde e monotoni. Mbase ata që vijnë nga Amerika janë të lumtur pasi këtu ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerët mendojnë se vijnë në mes të Europës dhe papritur gjejnë gjëra që Europa nuk i ka”, u shpreh ai.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ajo e SHBA, Yuri Kim.

Rama shtoi se në shekullin XIX, Tirana kishte vetëm 10 mijë banorë dhe u ndërtua në një mënyrë si pak qytete të tjerë, nga shumë duar që ia lanë stafetën njëra-tjetrës, me hir ose pahir, dhe që vunë tullat e tyre duke sjellë kultura të ndryshme dhe mënyra të ndryshme të të jetuarit.