Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

OFL i kërkon Shullazit të justifikojë pasurinë, reagon avokati tij: Është një show

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 13:16 | Kronikë
OFL i kërkon Shullazit të justifikojë pasurinë, reagon

Avokati Vladimir Meçe, i cili përfaqëson interesat e Emiliano Shullazit ka reaguar menjëherë pas deklaratës për shtyp të Operacionit Forca e Ligjit, e cila i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë klientit të tij, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Avokati Meçe e konsideron një “show” këtë vendim të OFL pasi sipas tij, Emiliano Shullazi e ka kaluar sitën e ligjit antimafia.

“U njoha me lajmin që OFL i ka dërguar klientit tim kërkesë për të paraqitur deklaratë mbi pasuritë. Sipas meje është një "show", sikundër ka rezultuar edhe në ndonjë rast të mëparshëm. Në dijeninë time, pasuria e klientit tim e ka kaluar sitën e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme, produkt i ndonjë vepre penale apo të pajustifikuar nga burime te ligjshme. Pavarësisht zhurmës mediatike që po e shoqëron procesin kundër tij pothuaj prej 4 vjetësh, proces ky i montuar, ku janë shkelur të gjitha parimet, mbi të cilat ngrihet një proces i rregullt penal, klienti im nuk zotëron pasuri te paligjshme, madje nuk zotëron pasuri veç banesës së tij dhe një sipërfaqe në një objekt, që është legjenduar si e marrë me dhunë, por që gjithsesi është objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar. Sipas meje, ky është një ndikim i hapur dhe i paligjshëm në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, deklaroi avokati Meçe.

Në fund avokati i Emiliano Shullazit deklaroi se klienti i tij nuk ka asgjë për të fshehur dhe do ta plotësojë formularin e dorëzuar nga OFL brenda afateve ligjore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli