Paketa anti-KÇK, Kuvendi, gati të kalojë një tjetër ligj me procedurë të përshpejtuar – A2

Paketa anti-KÇK, Kuvendi, gati të kalojë një tjetër ligj me procedurë të përshpejtuar

18 KORRIK PARLAMENTI PJ 1 frame 26562 1100x620

Qeveria dërgon në Kuvend një tjetër nismë të paketës anti- KÇK, ligjin për agjencinë që administron pronat e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi.

Në seancën e së mërkurës do të votohet që projektligji të futet me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit, në datat 20-21 shkurt të diskutohet në komisione dhe në 5 mars të votohet në seancë plenare.

Burime të A2 konfirmojnë se në të njëjtën datë është parashikuar të votohet dhe akti normativ mbi bazën e të cilit po veprojnë OFL-të.

Të mërkurën do të votohen dhe ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese për mënyrën e betimit të anëtarëve të saj, po ashtu dhe ndërhyrjet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i dhënë më shumë kompetence ILD-së në hetimin dhe ndëshkimin e magjistratëve për të cilët raportohen shkelje.