Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pasurohet flora e vendit, certifikohet epimeda e Alpeve shqiptare

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 15:42 | Aktualitet

Një tjetër zbulim në florën e Alpeve të Shqipërisë ka marrë certifikim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për një nënlloj të ri endemikë, Epimeda e Alpeve Shqiptare (Epimediumalpinum albanicum), zbuluar kohëve të fundit  në rajonin e Kukësit, nga një grup i botanistësh të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe te Institutit te Biologjisë të Universitetit të Kopenhagenit në Danimarkë.

“Kemi arritur të identifikojmë një lloj të ri endemik për florën e Shqipërisë, por edhe më gjërë”, tregon Besnik Hallaçi, biolog, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Kukës.

Epimeda e Alpeve

Specialisti i florës tregon se rajoni i Kukësit është unik sa i përket brezave të rralla endemike, të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar.

Sipas biologut, Besnik Hallaçi, në masivet pyjore të Kukësit janë të pranishme 16 lloje bimësh endemike, nga 33 të evidentuara në shkallë vendi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë