PD “denoncon” makinën e blinduar ku hyri Rama: Është e vëllait, e paprekshme si Audi e Tahirit

rama11 1100x620

Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit ka reaguar sot pas pamjeve kur kryeministri Edi Rama hyn në një makinë pas arrestimin gjatë mëngjesit të së hënës, pranë godinës së Partisë Socialiste, të Vladimir Gjutës.

Sipas Bardhit, kemi të bëjmë me një mjet privat “Lincoln” i blinduar me targën TR 0370 T”, që sipas tij është “automjeti privat i Olsi Ramës, dhe si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve”.

Bardhi pyet policinë pse nuk verifikohet mjeti i blinduar privat, sipas legjislacionit, por veçanërisht “në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar”.