Po frikëson botën, koronavirusi tashmë ka një emër të ri zyrtar

koronavirusi 1100x620

Pas 6 javësh përhapje, rreth 43 mijë të infektuar dhe më shumë se një mijë të vdekur, koronavirusi i përhapur nga qyteti i Wuhanit ka një emër të ri  zyrtar.

Organizata Botërore me anë të drejtorit të saj Tedros Adhanom Ghebreyesus zbuloi sot në një konferencë në Gjenevë emrin zyrtar, që do të jetë COVID-19.

COVID-19 është akronimi i anglishtes “coronavirus disease 2019”, pra sëmundja e koronavirusit e vitit 2019. Duke i dhënë emrin virusit ,OBSH-ja zbatoi rregullat e reja për përcaktimin  e sëmundjeve, që nuk lejon referenca gjeografike, etnike ose kafshërore, që mund të gjenerojnë panik ose stereotipe.   

Termi i deritanishëm, koronavirus, nuk ishte i saktë sepse përcakton familjen e virusit, ku përfshihen edhe viruse të së kaluarës si SARS.

Fjala korona vjen nga latinishtja dhe do të thotë kurorë, sepse struktura mikrobiologjike e virusit, e detajuar së fundmi me fotografi me rezolucion të lartë, tregon njëlloj kurore që e rrethon.