Prezantohet SF1000, Ferrari që synon triumfin pas 13 vitesh – A2

Prezantohet SF1000, Ferrari që synon triumfin pas 13 vitesh

Pas Mercedesit, edhe Ferrari zbulon modelin me të cilin premton të synojë rikthimin e triumfit  në kampionatin e Formula 1 në Maranello, që mungon nga viti 2007.  

Ferrari e re quhet SF1000, dhe u prezantua për herë të parë në një teatër historik në Reggio Emilia, ku aktorët ishin pilotët Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel.

Emri vjen nga fakti që në këtë sezon Ferrari do të zhvillojë garën numër 1000 në Formula 1 dhe, si deklaroi presidenti John Elkann, “është një stimul i fortë për ne, uria për fitore është e madhe”.