Rebelët e mbështetur nga Turqia rrëzojnë helikopterin rus të Sirisë – A2

Rebelët e mbështetur nga Turqia rrëzojnë helikopterin rus të Sirisë

Një helikopter rus, por në pronësi të qeverisë sirianë është rrëzuar nga rebelët që mbështeten nga Turqia në perëndim të Sirisë, ndërsa tensioni përshkallëzohet edhe më tej në rajon.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon se si helikopteri Mi-17 i prodhuar në Rusi shpërthen në flakë pranë qytetit Nerab, e më pas bie në tokë.

Sulmi u krye një ditë pasi disa ushtarë turq u vranë në një sulm të forcave qeveritare siriane, duke bërë që Ankaraja të përgjigjej duke goditur me predha 115 pozicione të mbajtura prej tyre.