Rikthehet Cikalleshi, shënon gol ndaj ekipit të portierit shqiptar – A2

Rikthehet Cikalleshi, shënon gol ndaj ekipit të portierit shqiptar

cikalleshi 600x338

Sulmi i Kombëtares Shqiptare është në formë të shkëlqyer. Pas Rei Manajt dhe Armando Sadikut, një tjetër futbollist vijon të tregojë vlerat në kampionatin turk.

Sokol Cikalleshi la gjurmë me skuadrën e Akhisarspor duke shënuar në përballjen ndaj Menemenspori ttë portierit Gentian Selmani dhe mbrojtësit David Domgjoni.

Sulmuesi nga Kavaja realizoi golin e dytë për skuadrën e tij, por pa mundur t’i dhurojë fitoren në fund, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Ky ishte goli i parë për Cikalleshin prej muajit dhjetor ndërkohë që skuadra e tij lufton për ngjitjen në elitën e futbollit turk.