Rrëzohet urdhri i Ministrisë së Financave për “duty free”, gjyqtari: Do ta kuptoni ku fle lepuri – A2

Rrëzohet urdhri i Ministrisë së Financave për “duty free”, gjyqtari: Do ta kuptoni ku fle lepuri

duty free rinas 1100x620
Video

Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë kompanisë Albanian Duty Free Distribution, ADFD, në përballjen e saj me Ministrinë e Financave për dyqanet “Duty Free” në aeroportin e Rinasit. Përmes vendimit të shpallur në një sallë ku ishin të pranishëm edhe diplomatë amerikanë dhe gjermanë, gjyqtari Avni Sejdi shfuqizoi urdhrin e Ministrisë që i anuloi kompanisë ADFD licencën për aktivitet tregtar në Rinas.

ADFD humbi licencën pak ditë pasi e kishte rinovuar për 5 vjet, për shkak se më herët kompania amerikanë ICDF kishte fituar garën për administrimin e dyqaneve “Duty Free” dhe kishte lidhur kontratë qiraje me aeroportin.

Gjykata arsyetoi një sërë shkeljesh administrative nga Ministria e Financave në këtë procedurë, mes të cilave lloji i urdhrit të lëshuar prej saj dhe fakti se ishte shprehur ndërkohë që konflikti kishte shkuar në gjykatë dhe ende nuk kishte vendim të formës së prerë.

Vendimi nuk u mirëprit as nga ambasada e SHBA në Tiranë. Para se të largohej nga salla, pas shpalljes së vendimit, gjyqtari Sejdi u tha të pranishmëve: “Kur të merrni vendimin e arsyetuar lexojeni me kujdes. Do ta kuptoni se ku fle lepuri”.