Tirana 100 vite kryeqytet, Veliaj: Teatri i Kukullave, shtëpi-muze e Parlamentit – A2

Tirana 100 vite kryeqytet, Veliaj: Teatri i Kukullave, shtëpi-muze e Parlamentit

veliaj 1100x620

Në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka folur edhe për dy investimet e radhës në qytet, transformimi i godinës së Teatrit të Kukullave në një shtëpi-muze të Parlamentit shqiptar.

“Shumë shpejt godina e tanishme do të shndërrohet në një muze të parlamentit shqiptar, duke spostuar Teatrin e Kukullave në një ndërtesë moderne”, deklaroi Veliaj.

Parlamenti shqiptar në periudhën 1925-1944. i shndërruar më pas në Teatrin e Kukullave

Veliaj foli edhe për një tjetër projekt të rëndësishëm për kryeqytetin, ngritja e Bibliotekës së re Kombëtare.

“Në 1920 u themelua edhe Biblioteka Kombëtare,  dhe kryeministri ka konfirmuar që do të ndërtohet godina e re e Bibliotekës, si një shenjë mirënjohje për të filluar shekullin e dytë ashtu siç e filluan të parët tanë shekullin e parë”, vijoi kryebashkiaku.