Zjarr në barakat e komunitetit rom në Shkodër, një i vdekur – A2

Zjarr në barakat e komunitetit rom në Shkodër, një i vdekur

Screenshot 3 8 1100x620
Video

Një 13 vjeçare e komunitetit rom ka humbur jetën mëngjesin e së martës në lagjen “Salo Halili” në Shkodër si pasojë e një zjarri që ka përfshirë barakën ku ajo banonte.

Zjarri në barakat e komunitetit rom ka rënë rreth orës 07:10 dhe mendohet se vogëlushja ka qenë duke fjetur. Ka dyshime që zjarri mund të jetë vënë nga një person me probleme mendore. E mitura jetonte në shtëpinë e fëmijës në Tiranë dhe familjarët e kishin marrë para festave të vitit të ri.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.