Zjarr në kullota, tymi mbulon Orikumin – A2

Zjarr në kullota, tymi mbulon Orikumin

Zjarr ne Orikum 1100x620

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në Orikum këtë të martë, duke djegur dhjetëra hektarë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Ndërsa tymi i madh ka mbuluar Orikumin.

Zjarrfikëset e Vlorës nuk mund të ndërhyjnë për shkak se zona është moçalore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po mbikëqyr situatën.