10 magjistratë të rinj marrin detyrën e prokurorit – A2

10 magjistratë të rinj marrin detyrën e prokurorit

KPL PER PROKURORET frame 3178 1100x620
Video

Reforma në sistemin e drejtësisë në vend solli shkarkime të shumë prokurorëve, duke lënë shumë institucione pa numrin e duhur të prokuroreve dhe hetimet në mes.

Sot, me një ceremoni zyrtare, 10 magjistratë të rinj u betuan para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të 10 ata janë caktuar në prokuroritë e rretheve, aty duke përmbushur vakumin e krijuar prej vetting-ut.

“Që të emërohesh prokuror, kontrollohet pasuria, integriteti, performancë në shkollë. Dhe pas këtij hapi, do t’i nënshtrohen kontrollit rutinë. Në këtë kuadër do të thosha që i kemi kushtet për të pasur prokurorë me integritet dhe profesionalizëm”, tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Sot ka prokurori të cilat funksionojnë vetëm me një prokuror pavarësisht numrit të çështjeve që janë në proces hetimi.

Ata thonë se janë trajnuar për të qenë prokurorë të dalë nga reforma dhe se detyra e tyre është një sfidë për ta.