Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Aksident në Peshkëpi të Vlorës, pesë të lënduar

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 17:36 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur në Vlorë, në aksin rrugor Drashovic-Peshkëpi, pikërisht në afërsi të fshatit Peshkëpi.

Ngjarja ka përfshirë 3 automjete, dhe raportohet se ka të paktën 5 të lënduar. Sipas burimeve të A2, aksidenti ka përfshirë fillimisht një mjet Benz me një tjetër Volksvagen, dhe si pasojë e përplasjes është përfshirë edhe një mjet Toyota.

Nga përplasja janë lënduar 3 anëtarë të një familje që udhëtonin me makinën Benz, shoferi i makinës Volksvagen dhe ai i lënduar lehtë drejtuesi i makinës Toyota.

Në ngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe forcat e policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu