Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksidenti i frikshëm, përplasja me dallgët lë pa ndjenja sërfistin

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 15:36 | Sporte të tjera

Alex Botelio, sërfisti i dallgëve të mëdha, u përfshi në një aksident të frikshëm këtë të martë gjatë një eventi të zhvilluar në plazhin e Nazare të Portugalisë.

Sërfisti vendas, po qëndronte i lidhur pas një “Jet Ski” në momentin që një dallgë gjigante përplasi mjetin lundrues duke e fluturuar në ajër së bashku me të. Rënia e Botelios rezultoi tepër ashpër, duke e lënë portugezin pa ndjenja, por një grup i madh i stafit nxituan për ta nxjerrë në breg e për ti dhënë ndihmën e shpejtë përpara se të dërgohej në spital.

Plazhi i Nazare, është konsideruar shumë i rrezikshëm prej dallgëve të mëdha dhe sërfi u ndalua disa për vite por formati i ri ku sportistët shoqërohen nga një “jet ski” e lejon zhvillimin e aktivitetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë