Basha: Si pjesë e zgjidhjes së krizës të rishikohet dhe reforma administrative – A2

Basha: Si pjesë e zgjidhjes së krizës të rishikohet dhe reforma administrative

12 SHKURT BASHA frame 1879 1100x620

Pak para se të mblidhej tryeza politike për reformën zgjedhore, kryedemokrati Basha priti në zyrën e tij ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, me të cilin bisedoi për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

Pas takimit, Basha u tha gazetarëve se pjesë e zgjidhjes së kësaj krize duhet të jetë edhe rishikimi i reformës administrative-territoriale.

“Reforma administrative është e dështuar dhe ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës, të rishikohet edhe reforma administrative dhe decentralizimi i pushtetit vendor”, u shpreh Basha.

Më tej, kreu i demokratëve tha se beteja e opozitës është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt. Sipas tij, kriza në të cilën është sot vendi është shkaktuar pikërisht nga mentaliteti KÇK që është mbizotëron në qeveri.

“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin me votë institucionet dhe qeverinë tyre që iu shërben dhe iu ofron mundësi punësimi dhe ekonomike që ta ndërtojnë jetën këtu. Gjithçka që po shohim në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK. KÇK është qeveria, kryeministri dhe veglat e tij në pushtet”, deklaroi kreu i PD.