Beckham dhe Inter në gjyq për emrin e klubit amerikan – A2

Beckham dhe Inter në gjyq për emrin e klubit amerikan

David Beckham 1100x620

David Beckham dhe klubi italian i Interit kanë nisur një betejë gjyqësore që lidhet me emrin e klubit në pronësi të ish-futbollistit anglez, Inter Miami.

Kur kanë mbetur rreth një muaj nga debutimi i tyre në kampionatin elitar amerikan, italianët kanë paditur klubin e Beckham për përdorimin e të njëjtit emër.

Zikaltrit kërkuan në vitin 2014 që emri i tyre të jetë ekskluziv në Shtetet e Bashkuara dhe propozimi u miratua. Megjithatë, Inter Miami këmbëngul në vendosjen e këtij emri duke e argumentuar vendimin me shembuj të tjerë të përdorimit të parashtesës “Inter” sikurse Inter Turku në Finlandë, Inter Zapresiç në Kroaci, Inter Leipzig e të tjerë klube që kanë të njëjtin identitet.

Apeli i amerikanëve mbetet në shqyrtim, por gjasat janë që Inter Miami të gjejë një tjetër emërtim.