Dy shpërthime tronditin Amsterdamin – A2

Dy shpërthime tronditin Amsterdamin

holande 1100x620

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar mëngjesin e së mërkurës në kryeqytetin e Vendeve të Ulta, të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e dy letrave-bomba të dërguara në zyra të ndryshme postare.

Shpërthimi i parë u regjistrua në orën 8 të mëngjesit në zyrën e pritjes së postës të bankës holandeze, ABM Amro në Amsterdam. Policia shkoi me urgjencë në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga ky incident.

Shpërthimi i dytë ndodhi rreth 30 minuta më vonë në qytetin e Kerkrade, në një tjetër zyrë postare dhe fatmirësisht dhe këtu nuk pati të lënduar.

Ngjarje të ngjashme me letra bomba janë regjistruar dhe një muaj më parë në Amsterdam, Rotterdam, Utrecht dhe Maastricht dhe ende nuk ka persona të ndaluar për dërgimin e tyre.