Elbasan, 2 mjekë për 200 vizita në 24 orë

Rritja e fluksit të vizitave në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit, për shkak edhe të virozave të stinës ka nxjerrë në pah edhe numrin e pamjaftueshëm të mjekëve që janë në këtë shërbim.

Përveç qytetit të Elbasanit kjo urgjencë përballon edhe vizitat që vijnë nga Bashkitë e Peqinit, Belshit, Cërrikut, Gramshit, Librazhdit dhe Përrenjasit.

“fluksi është shumë i madh. Kemi pasur deri në 200 pacientë në 24 orë, në mos më shumë”, thotë Ergys Mici, mjek i Urgjencës së Elbasanit. “Jemi 2 mjekë dhe ka nevojë gjithmonë për mjekë plus.

Nisur nga situata mjeku u apelon qytetarëve që për raste jo shumë të rënda të drejtohen fillimisht te mjeku i familjes në mënyrë që të mos ketë mbingarkesë në urgjencë për raste që mund të trajtohen në mënyrë ambulante nga vetë njerëzit.