Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kërcënimi "koronavirus", OBSH: Vaksina ende e largët, në rrezik shëndeti dhe ekonomia

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 21:32 | Sociale

Koronavirusivirusi  vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish, ndërsa mjekimi ndaj tij duket i largët.  As për një vit nuk mund të jetë gati vaksina që lufton virusin e ri “korona”. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, Raul Gonzales Montero, thotë se shkencëtarët vijojnë kërkimet, por duhet kohë për të arritur në një rezultat.

"Ne kemi një avantazh dhe po përdorim rastet e ngjashme të koronavirusëve si SARS, kështu që procesi është përshpejtuar. Por nuk presim që të kemi një vaksinë  për 12 apo 18 muaj.  Këtë duhet ta kemi në mendje, që të mos krijojmë pritshmëri false. Prandaj do të jetë shumë e vështirë dalja e një vaksinë brenda 1 viti apo 1 viti e gjysmë. Sa i përket trajtimit gjithashtu shkencëtarët dhe OBSH po kryejnë vazhdimisht kërkime për të arritur një rezultat", deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Raul Gonzales Montero, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë

Koranavirusi është kërcënimi me i fundit për shëndetin publik të mbarë botës. Emergjenca globale  thotë kreu i OBSH, po jep efekte negative edhe në ekonomi. "Në mënyrë të pashmangshme, kjo ka një impakt të madh global në fushën e ekonomisë. Nëse produktet kineze janë bllokuar kjo ka ndikim edhe në ekonominë e vendeve të tjera.  Për shembull, në Spanjë do të mbahet një event i madh për telefoninë mobile. Tradicionalisht kanë marrë pjesë të gjitha kompanitë e mëdha të telekomunikacionit, por tani mund të shtyhet ose të anulohet pasi shumë kompani dhe vende kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre. Ky është një shembull se si kjo emergjencë globale ka ndikuar në ekonomi”.

Vendi ynë ende nuk është prekur nga koronavirusi, ndërsa masat që po aplikohen janë sipas rekomandimeve të OBSH-së.

“Shqipëria po përballet me këtë sfidë si çdo shtet tjetër i Europës. Kjo është diçka e re për të gjitha vendet.  Ne vendin tuaj po zbatohen rekomandimet e OBSH, ndërkohë që duhen rritur kapacitetet e identifikimit të rasteve. Theksoj se nuk duhet krijuar panik në popullatë në lidhje me këtë çështje", tha Montero.

 Sipas kreut të OBSH, koronavirusi ka vdekshmëri të ulët, rreth 2%, por problem mbetet përhapja shumë e shpejtë nga njeriu tek njeriu. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë