Koronavirusi i rrezikshëm, Jackie Chan ofron 140 mijë dollarë për vaksinën – A2

Koronavirusi i rrezikshëm, Jackie Chan ofron 140 mijë dollarë për vaksinën

MB JACKIE CHAN VAKSINA frame 0 1100x620

Aktori i njohur, Jackie Chan ka ofruar 140 mijë dollarë shpërblim për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit. 65-vjeçari shprehu keqardhjen e tij për familjarët e viktimave dhe të prekurve nga virusi i rrezikshëm.

Legjenda e kinematografisë, që drejton dhe një fondacion të quajtur “Kombi sipas Chan”, thotë se kjo krizë mund të tejkalohet vetëm me ndihmë të shkencës dhe teknologjisë.

Jackie Chan iu bën thirrje shkencëtarëve që të gjejnë një vaksinë sa më parë për të shmangur rritjen e bilancit të viktimave.