Kthehen ndeshjet e Kupës, Partizani synon mrekullinë përballë Besëlidhjes – A2

Kthehen ndeshjet e Kupës, Partizani synon mrekullinë përballë Besëlidhjes

MB PARTIZANI FITON frame 237 1100x620

Luhen sot në orën 13:30 ndeshjet e kthimit në 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Në aktin e parë të kësaj faze, ndeshjet sollën surpriza ndaj sytë, do të jenë nga skuadrat që kanë mision përmbysjen si Luftëtari përballë Apolonisë, apo Partizani ndaj Besëlidhjes.

Kampionët e Shqipërisë, nuk do të kenë aspak një mision të lehtë ndërsa duhet të bëjnë të harrohet, paraqitja zhgënjyese në Lezhë ku “të kuqtë” pësuan 3 gola.

Interesante do të jenë 90 minutat në Vlorë, me Flamurtarin dhe Vllazninë që u ndanë në barazim 2-2 në ndeshjen e parë.

Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” Kastriotin, me rezultatin komod, 3-1. Në pozita të përafërta është edhe Kukësi përballë Lushnjes. Favoritë në letër janë Bylis dhe Skënderbeu që kanë fituar duelet e para respektivisht ndaj Laçit dhe Besës së Kavajës.