Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ligji antimafia, disa prej subjekteve të OFL u kontrolluan më parë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 19:55 | Kronikë
Ligji antimafia, disa prej subjekteve të OFL u kontrolluan më

Mes 15 personave të cilët duhet të plotësojnë formularin e pasurisë, disa prej tyre kanë qenë subjekt i ligjit antimafia dhe hetimit pasuror. Në vitin 2017, Prokuroria nisi hetim për të ardhurat e Lulzim dhe Luljeta Berishës, motra e ish-kreut të bandës së Durrësit. Që prej asaj kohe hetimi vijon dhe ende s’ka një rezultat ndërsa tani është Policia e cila dërgon formular për deklarim pasurie.

Mes listës së emrave është dhe Dashamir Gjoka. Po në vitin 2017, me kërkesë të Prokurorisë, duke zbatuar ligjin antimafia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij. Në atë kohë, sipas Prokurorisë, shuma totale e pasurive të konfiskuara ishin rreth 200 milionë lekë.

Edhe për Emiljano Shullazin, që prej arrestimit të tij 3 vite më parë, ligji antimafia kaloi në sitë pasurinë e tij. Pas verifikimeve në atë kohë dilte se Shullazi zotëronte vetëm një shtëpi dhe aksionet e dhuruara nga biznesmeni Ylvi Beqaj për ish-hotel Vollgën në Durrës. Në vitin 2018, po në zbatim të ligjit antimafia, Prokuroria sekuestroi ish-hotelin ndërsa hetimet vijojnë ende.

Në vitin 2015 hetimi pasuror nisi dhe për Arben Isufajn. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshonte se ai kishte përfituar të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të narkotikëve, por gjykata shqiptare e liroi nga çdo akuzë.

Edhe ndaj Dritan Dajtit hetimi pasuror nuk dha rezultat që prej arrestimit të tij. Vetëm përgjatë vitit 2018 ligji antimafia është zbatuar në 774 raste të hetimit nga ana e Prokurorisë por nga Gjykata janë pranuar vetëm 7 kërkesa për sekuestrim dhe 4 kërkesa për konfiskimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë