Lleshaj pezullon lejet për mjetet e blinduara

Mjetet e blinduara 1100x620
Foto arkiv

Sandër Lleshaj u kërkon drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara që hyjnë rishtaz në Shqipëri dhe të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve për vitin 2020.

Në udhëzimin e dërguar në drejtoritë rajonale, ministri Lleshaj thotë se konstatohet se mjetet e blinduara posedohen nga individë me precedentë penal.

Po ashtu, vihet re mungesë informacioni në rastet e ndërrimit të pronësisë së këtyre mjeteve apo edhe problematika të tjera që vijnë nga hyrja në doganë.

Dokumentet e dërguara në drejtorinë rajonale Durrës