Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Minjtë “grinden” për ushqim! Fotoja e vitit

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 13:00 | Fotolajme

Çdokush që ka udhëtuar me rrjetin e nëntokës të Londrës i njeh ata. Sam Rowley u magjeps aq shumë nga brejtësit që jetojnë mes shinave të metrove, saqë shpenzoi një javë duke i fotografuar.

Një natë, ai përjetësoi imazhin e dy minjve që po grindeshin për një copë ushqimi që u kishte rënë udhëtarëve.

Kjo shkrepje i solli fotografit Sam, çmimin “Fotografi më i mirë i vitit për botën e egër”, që ndahet çdo vit nga Muzeu Natyror i Londrës.

Imazhi i tij u përzgjodh nga qytetarët mes 48 mijë shkrepjeve të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë