Mungojnë profesionistët, në anijet e peshkimit punojnë shtetas të huaj! – A2

Mungojnë profesionistët, në anijet e peshkimit punojnë shtetas të huaj!

Anijet e peshkimit Durres 1100x620
Video

Krahas shumë problemeve të tjera me të cilat haset flota e peshkimit në Shqipëri, prej vitesh kjo flotë vuan edhe mungesën e punonjësve profesionistë.

Duke qenë një proces specifik në bordin e anijeve të peshkimit nuk mund të punësohen persona të pa trajnuar. Në këto kushte, pronarët e anijeve të peshkimit kanë punësuar shtetas të huaj.

Nisur nga kjo problematike, Universiteti Aleksandër Mosiu në Durrës, më konkretisht fakulteti i Studimeve Profesionale i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që të hapë një degë të re pikërisht për përgatitjen e punonjësve për anijet e peshkimit, por jo vetëm.

Aktualisht në flotën e peshkimit në Durrës janë të punësuar mbi 100 shtetas të huaj, në 120 anijet e peshkimit të regjistruara.