
Gjysmëfinalja e pare e Kupës së Italisë dhuron edhe një surprizë në San Siro. Napoli fiton 1-0 ndaj Interit dhe hipotekon kalimin në finalen e Romës.
Napoli vjen nga një sezon vërtetë deficitar në kampionat, por është ekip që nuk ka humbur cilësitë teknike dhe e tregon më së miri duke luajtur pa asnjë frikë dhe duke treguar një lojë të mirë ndaj një Interi që luan me formacion pothuajse titullar.
Portieri i dytë i Interit Padelli, pas problemeve në derbi, është protagonist i disa pritjeve në pjesën e parë, por asgjë nuk mundi në të 57-ën me goditjen e Fabian Ruiz. Interi kërkon barazimin dhe shton presionin tek djemtë Gattusos, por nuk rrezikon kurrë seriozisht.
Ndeshja e kthimit do të luhet në 5 mars në San Paolo, me Napolin që tashmë sheh finalen e Kupës së Italisë.