Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD, 3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi. PS: Ato që nuk janë arritur me luftë, nuk mund t’i marrësh në tavolinë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 13:35 | Politikë

Në tryezën politike të reformës zgjedhore, Partia Demokratike paraqiti 3 propozime ligjore që rishikojnë rolin e policisë e prokurorisë në zgjedhje, si dhe kalojnë hetimin e korrupsionit zgjedhor si pjesë të kompetencave të SPAK.

Demokratët propozojnë ndryshime ne rolin e Prokurorit të Përgjithshëm duke e ngarkuar atë me përgjegjësinë që dy javë pas caktimit të datës së zgjedhjeve të ngrejë grupe të posaçme për hetimin e krimeve elektorale, ku përfshihet edhe Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. “Dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, pasi në të shkuarën është lënë jashtë”, tha Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në tryezën e reformës zgjedhore.

Një vëmendje të veçantë demokratët i kanë kushtuar rolit të Policisë, e cila duhet të rikthehet pranë qendrave të votimit, ndërsa Brenda tyre do të vendosen kamera sigurie që do të monitorojnë ambientet. Në të njëjtën paketë, parashikohet edhe marrja në mbrojtje e atyre që do sinjalizojnë raste te korrupsionit zgjedhor. “Janë 3 paketa në lidhje me atë që ne mendojmë që janë instrumentet që do të ndajnë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor dhe do të rrisin efikasitetin e goditjes së krimit zgjedhor”, tha Bylykbashi.

https://youtu.be/hIbx9qwfEOc

Socialistët ua bënë të qartë se propozimet do të konsiderohen por jo çdo gjë do pranohet. “Jemi në frymën për të gjetur bashkëpunimin, dhe jo të kërkojmë çdo lloj kërkese të natyrës politike që nuk përbën sens. Këto janë gjëra që duhet t’i shikojmë. Korrupsioni zgjedhor është një vepër penale, do e rishikojmë”, u shpreh përfaqësuesi i PS në tryezë, Damian Gjiknuri.

Propozimet e demokratëve kthehen të natyrës politike në momentin kur kërkojnë që 100 ditë para zgjedhjeve, ministri i Brendshëm i qeverisë kujdestare të caktojë drejtorin e ri të përgjithshëm të policisë së shtetit, por trajtimi i çështjes duket se kërkon një tryezë më të lartë dialogu. “Ato gjëra që nuk janë arritur me luftë në rrugë, nuk mund t’i marrësh me negociata në tavolinë. Qeveritë teknike nuk janë të dobishme për këtë popull”, tha Gjiknuri.

Opozita parlamentare nuk ndryshoi qëndrim, duke njoftuar se ekspertët e saj do të punojnë mbi rishikimin e sistemit zgjedhor. “Eksperti ynë do merret me ndryshimin e sistemit. Kishte edhe propozime të tjera që erdhën nga PD-ja, por vijnë të një natyre politike. Perfeksioni nuk arrihet, por do gjendet konsensusi, që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Pika të rëndësishme që të jenë në plan afatgjatë. Nuk u ra dakord për asgjë, por pati një vullnet të mirë për t’i akorduar ekspertët me njëra-tjetrin dhe si dhe funksionojnë në ditët ne vijim”, u shpreh Rudina Hajdari.

https://a2news.com/2020/01/28/reforma-zgjedhore-ekspertet-pa-vullnet-politik-eshte-makijazh/
https://a2news.com/2020/02/04/ambasadorja-amerikane-perfundoni-nje-kod-zgjedhor/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli