Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përgjysmohen lindjet, reduktohen familjet e mëdha

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 13:33 | Sociale
Përgjysmohen lindjet, reduktohen familjet e mëdha

Vite më parë rrallë mund të gjeje familje vetëm me një fëmijë, ndërsa sot dy apo tre lindje konsiderohen shumë.

Për gjyshet e sotme kohët kanë ndryshuar, jo vetëm për planifikimin familjar, por dhe vështirësitë e rritjes së fëmijëve.

Nga Iba e Tiranës ku ato jetojnë tregojnë se fshati është prekur më herët nga plakja e popullsisë.  Banorë të Ibës thonë se martesat janë shumë më të pakta për shkak të largimit të djemve në emigracion, ndërsa lindjet kanë rënë ndjeshëm.

Ky fenomen po reflektohet edhe në brezat e nxënësve në shkolla. Për shkak të numrit të ulët, fëmijë të moshave të ndryshme detyrohen të mësojnë në një klasë.

Ndonëse më e theksuar në zonat rurale, plakja e popullsisë ka prekur mbarë vendin. Mjekët janë optimistë se politikat financiare që po aplikohen për çdo fëmijë që vjen në jetë mund të ndryshojnë situatën, por projeksionet e Instat nuk janë aspak optimiste.

Popullsia shqiptare, jo vetëm po plaket me shpejtësi, por në 2031 parashikohet që numri i vdekjeve t’i afrohet lindjeve, duke bërë që shtesa e popullsisë të jetë shumë e ulët. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë