Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shano: Shqipëria dhe Kosova s’kanë nevojë për 77 marrëveshje, por vetëm një

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 12:51 | Politikë
Shano: Shqipëria dhe Kosova s’kanë nevojë për 77

Analisti Dritan Shano komentoi në A2 vizitën e një ditë më parë të kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me Ramën.

Shano u shpreh se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për 77 marrëveshje, siç u fol një ditë më parë, por vetëm për një të tillë. Ai theksoi se interesi ynë kombëtar duhet të ishte fillesë për çdo negociatë me Serbinë, por edhe shtete të tjera.

“Që kur Kosova është shpallur një shtet i pavarur do të kishte qenë e udhës që ne të vendosnim se cilat do të ishin prioritetet tona kombëtare. Pavarësisht se jemi dy shtete, ne jemi një komb. Shtetet e tjera kanë pasur edhe strategji kombëtare deri edhe për shfarosjen e shqiptarëve. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë të tillë. Por ne duhet të kemi një strategji se si do të zhvillohet Shqipëria dhe Kosova. Ne nuk kemi nevojë për 77 marrëveshje, por vetëm për një marrëveshje. Si të punojmë bashkë për të shtuar pasurinë dhe të ardhmen”

Biseda mes Ramës dhe Kurtit

“Interesi ynë kombëtar bëhet një pikë fillestare e çdo negociate me Serbinë, me SHBA-në. Kakofonia që dëgjuam dje për mini shengenin tregon që të dyja shtetet kanë qasje të ndryshme ndaj Shqiptarisë dhe shqiptarëve. Kjo është një çështje që duhet të ishte pika A. Mua mu duk dje se Kurti ishte takuar me Vuçiç, por në fakt nuk ishte e vërtetë pasi ishte Rama”.

Taksa ndaj Serbisë

“Përballë një sjellje kaq agresive të Serbisë, e cila duket se ka erën diplomatike me vete, Kosova ka vetëm reciprocitetin. Taksa i ka shkaktuar Serbisë një humbje prej 400 milionë euro drejt Kosovës. Serbët duhet të kuptojnë se sjellja e tyre ka një çmim. Nuk e kuptoj pse Kosova duhet të lëshojë pe ndaj Serbisë. I gjithë sherri që bëhet për të është kush është ai që vendos tonin në Ballkan. Unë inkurajoj Kurtin që të qëndrojë në përputhje me interesat më të mira për Kosovën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë