Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëria po "thinjet", trefishohen të moshuarit, pas 10 vitesh mosha mesatare 42 vjeç

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 13:25 | Sociale
Shqipëria po "thinjet", trefishohen të moshuarit, pas 10

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Të rinjtë po largohen, lindjet kanë rënë ndjeshëm, ndërsa popullsia e moshuar, vitet e fundit është trefishuar.

Specialistet e Shëndetit Publik thonë se as popullata shqiptare nuk po i shpëton plakjes.

Vetëm dy dekadat e fundit, numri i të moshuarve është shtuar ndjeshëm.  Nga 8% që zinte kjo grupmoshë në vitet 2001, në 2018 të moshuarit zënë 14% të popullsisë.

Por plakjen e vërtetë duket se do ta përjetojmë pas 10 vitesh. Sipas projeksioneve të INSTAT në 2031, mosha mesatare e popullsisë do të jetë 42 vjeç, numri i vdekjeve do të rritet ndërsa shtimi i popullatës do të jetë edhe më i ulët.  

Italia është ndër vendet me popullsinë më të plakur në Europë, ku 23% të saj e zënë të moshuarit. Pas një dekade edhe Shqipëria do të ketë më shumë të moshuar, më shumë nevojë për shërbime ndaj tyre, por veçanërisht për politika stimuluese për shtimin e popullsisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë