Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sulmuesi i Barçës operohet në Finlandë, do të mungojë 6 muaj, humbet edhe Europianin

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 10:25 | Futboll
Sulmuesi i Barçës operohet në Finlandë, do të

Drejtuesit e Barcelonës duhet të mendojnë seriozisht për një sulmues të ri për nisjen e sezonit të ardhshëm. Përveç Suarez edhe Dembele do të mungojë të paktën 6 muaj, duke mbyllur këtë sezon, madje mund të mungojë edhe në nisjen e sezonit të ri.

Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur me anë të një deklarate se sulmuesi francez i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Finlandë në tendinë dhe për këtë arsye do të humbasë edhe Kampionatin Europian me Francën.

“Dembele i është nënshtruar me sukses operacionit në Finlandë, ku u operua nga Dr. Lasse Lempainen në tendinën e këputur të bicepsit të kofshës së djathtë. Francezi do të qëndrojë jashtë për rreth 6 muaj”, thuhet në njoftimin e klubit të Barcelonës.

Kjo situatë aspak e mirë e katalanasve është në favor të sulmuesit të kombëtares shqiptare Rey Manaj, i cili është pjesë e skuadrës së dytë dhe në disa raste është grumbulluar nga skuadra e parë duke u stërvitur në krah të Lionel Messit, por deri tani ende nuk ka marrë një ftesë nga trajneri për të qenë e kampionëve të Spanjës në ndeshje zyrtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë