T’i shërbesh vendit dhe të kesh një karrierë, si të bëheni pjesë e FA? – A2

T’i shërbesh vendit dhe të kesh një karrierë, si të bëheni pjesë e FA?

Forcat e Armatosura 1100x620

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar një video në “Facebook”, ku sqaron të gjitha hapat që duhen ndjekur për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

“Konsiderojini Forcat e Armatosura të Shqipërisë si një mundësi të shkëlqyer për t’i shërbyer vendit dhe për të pasur një karrierë të sigurt.

Kriteret dhe hapat për të aplikuar dhe bëhuni pjesë e një familjeje të madhe me mundësi pa fund për t’u arsimuar dhe pasur një profesion”, shkruan Xhaçka, ndërsa bashkëngjitur ka ndarë një video me hapat që duhen ndjekur nga personat e interesuar.