Tregu i kriptovalutave, humbjet nga mashtrimi në 2019 u rritën në 4,52 mld dollarë – A2

Tregu i kriptovalutave, humbjet nga mashtrimi në 2019 u rritën në 4,52 mld dollarë

Bitcoin 1100x620

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë persona po i drejtohen tregut të kriptovalutave, një raport i fundit tregon se humbjet nga mashtrimi gjatë vitit 2019 u rritën në 4,52 miliardë dollarë, ndërsa humbjet nga hakerat u ulën.

Raporti është përpiluar nga “Blockchain” kompania që mbikëqyr këtë treg dhe i cili u shfaq për herë të parë si sistemi që fuqizon monedhën bitcoin.

Humbjet e përdoruesve dhe investitorëve të kriptomonedhave për shkak të mashtrimit dhe keqpërdorimit në vitin 2019 u rritën për më shumë se pesë herë, ndërsa vjedhjet ranë me 66%, tregon raporti.

Kompania ka vënë re se persona të brendshëm po mashtrojnë përdoruesit përmes skemave të ndryshme për t’u vjedhur të hollat elektronike.