Alpet franceze, Macron viziton akullnajën që po shkrihet – A2

Alpet franceze, Macron viziton akullnajën që po shkrihet

MB ALPET MACRON frame 32 1100x620

Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi akullnajën “Mer de Glace”, që po zhduket me shpejtësi nga ndryshimet klimatike.

Akullnaja alpine që gjendet në afërsi të qytetit Chamonix, ka tërhequr turistë që prej shekullit të 19. Por kohëve të fundit ka humbur dendësinë me 50 metra.

Shkencëtarët publikuan një studim në 2019 duke bërë me dije se ngrohja globale me 3 gradë Celcius, do të zhdukë 80% të kësaj akullnaje deri në fund të shekullit të XXI.

Macron, ministrja e mjedisit, Elizabeth Borne dhe disa zyrtarë lokalë u shoqëruan nga eksperti i akullnajave, Luc Moreau gjatë vizitës së tyre në Malin e Bardhë.