Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brenda “Rivierës Sovjetike”, resorti i braktisur që preferohej nga Stalini

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 14:01 | Lifestyle

Resorti i ujërave termale në Tskaltubo të Gjeorgjisë, ishte një nga vendet e pushimit më të preferuara të udhëheqjes sovjetike dhe për këtë arsye mori dhe emrin “Riviera e Bashkimit Sovjetik”.

Ai frekuentohej nga zyrtarët më të lartë sovjetikë, mes tyre dhe Stalini për shkak të luksit që ofronte dhe pamjes dhe klimes së mrekullueshme gjeorgjiane.

Sot ai është i braktisur dhe shumë nga ndërtesat dhe dhomat e tij janë zaptuar nga refugjatët gjeorgjianë të prekur nga konflikti i Abkhazisë në vitin 1992-1993, edhe pse prona është ende shtetërore.

Një fotograf nga Zelanda e Re, i quajtur Amos Chapple vizitoi këtë vend të veçantë  në Gjeorgji dhe solli prej aty imazhe të pazakonta, të resortit që edhe pse ishte shkatërruar, ende ruante shenja të madhështisë së tij të mëparshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli